Vesa Luma ka reaguar pas videos së Parashqevi Simakut, ku shihej duke kërkuar ndihmë, në një gjendje jo të mirë.
Ajo thotë se më e trishtueshme si kjo është etja e shumë shqiptarëve për ta parë në atë gjendje, duke përmendur rastin e gruas që e filmoi dhe ia dha një buzëkuq.
Tutje këngëtarja thekson se ‘mbase e doni aq shumë, përse e postoni në një gjendje të tillë”.
Postimi i plotë i Vesës (pa ndërhyrje):
“Po, shume e trishtueshme video e Parashqevi Simakut,por me e trishtueshme etja e shume shqiptareve per ta pare ne ate gjendje..zonja e huaj tu e ndjek neper metro e duke i dhene buzekuq -“vetem kete kam te me falesh” thoshte ajo zonja qe pa pike turpi e regjistronte me kamere pa e pyt e pa e marr aprovimin e saj…dhe me vrull gjithe portalet pas saj.
Meqe e dashket aq shume,pse postoni ne gjendje te tille? Ajo mund te jete e varfer,po ju a e ushqyet shpirtin e uritur? Kur do te ngopeni?
Jeta e gjithsecilit nga ne eshte drame ne vete – me uljet e ngritjet tona.. Asnje nga ne nuk e dijme se me cka na perplase jeta pas disa vitesh. Ruajeni shpirtin njerez ju lutem”. /Telegrafi/