Telegrafi

Vesa Luma publikon foto krah Big Bastës dhe u parashtron ndjekësve një pyetje, derisa po përballen me valën e dytë të COVID-19 në Zelandën e Re

Vesa Luma dhe Big Basta (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, tash e disa vite është zhvendosur në Zelandë të Re.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, reperi Big Basta kanë ndërtuar një jetë të mirë përfshirë këtu edhe djalin e tyre, Lianin.

Meqenëse këta muaj kanë qenë më të vështirë për secilin për shkak të situatës së krijuar me COVID-19, ajo u ka parashtruar një pyetje ndjekësve të saj.

Biondja ka ndarë një fotografi pranë bashkëshortit në Instagram duke pyetur ‘se si është dashuria në karantinë?’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Vesa Luma

“Si është dashuria për ju në karantinë? Më e madhe apo shumë më e madhe?”, ka thënë ajo.

Siç raportohet, Zelanda e Re është në valën e dytë në një përballje me virusin vdekjeprurës COVID-19.

Së fundmi janë marrë masa të reja bllokimi në qytetin e Auckland (aty ku jeton edhe këngëtarja), gjersa banorët e kësaj zone do t’i nënshtrohen mbylljes për 12 ditë. /Telegrafi/