Telegrafi

Vesa Luma po shijon pushimet me bashkëshortin dhe djalin në Shqipëri

Big Basta dhe Vesa Luma (Foto: Instagram.vesaluma)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma po vazhdon të mbetet një nga zërat më të dashur për publikun.

Ajo prej vitesh është e martuar me reperin Big Basta, me të cilin ka edhe një djalë dhe se çifti ka kohë që janë zhvendosur në Zelandën e Re. Edhe pse Vesa ka disa muaj që është në trojet shqiptare, bashkëshorti i saj është rikthyer në Shqipëri pas një kohe të gjatë.

Dhe tanimë dyshja janë duke shijuar pushimet në Shqipëri dhe siç shihet janë mjaft të lumtur pranë-njëri-tjetrit.

Vesa ditë më parë ka treguar se për shkak të kohës së limituar janë duke i kaluar pushimet në Shqipëri, ndërsa falënderon fansat që po i ndjekin.

Këngëtarja shqiptare ka bërë rikthimin në muzikë me projektin “S’paska qenë e shkrume” në bashkëpunim me Denik Prizrenin.

Projekte të tjera pritet të publikojë edhe në ditët në vazhdim, madje një duet mes saj dhe Korab Shaqirit është paralajmëruar. /Telegrafi/