Telegrafi

Vesa Luma po i rikthehet muzikës (Foto)

Vesa Luma ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.

Por, duket se këngëtarja ka vendosur t’i rikthehet karrierës pas një periudhe kohore disavjeçare.

Kështu së paku ka bërë të ditur bashkëshortja e reperit Big Basta përmes një fotografie të publikuar në Instagram, transmeton Telegrafi.

‘Ti zemra ime’, titullohet kënga e re, për të cilën do të bashkëpunon me Vin Gonxhin.

Mbetet të mësohen në ditët në vijim detajet rreth projektit muzikor.

Ndryshe, Vesa kohët e fundit është marrë me rritjen e djalit. /Telegrafi/