Telegrafi

Vesa Luma përmes Ministrisë së Drejtësisë dërgon video-mesazh për ndalimin e dhunës ndaj femrave

Vesa Luma (Foto: Ministria e Drejtësisë/Facebook)

Në Kosovë këto ditë po zhvillohet fushata e quajtur “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Kauza e cila po realizohet nga UN Women , ka gjetur përkrahje edhe nga Ministria e Drejtësisë.

Duke shfrytëzuar ndikimin që personazhet VIP kanë te një numër i madh ndjekësish, shumë prej tyre kanë shprehur gatishmërinë për t’iu bashkuar kësaj nisme.

E tillë është edhe këngëtarja Vesa Luma, e cila nga Zelanda e Re ka dërguar një mesazh vetëdijesimi për ndalimin e ushtrimit të dhunës ndaj grave.

Foto: Vesa Luma/Instagram

“Duaje dhe respektoje gruan, të dashurën, nënën, motrën jo sepse janë gra por sepse të barabarta si ti dhe të tjerët. Mos u bëj dhunues, mos i ceno të drejtat e grave”, thuhet në video-mesazhin e këngëtares shqiptare.

Ky video-mesazh është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë në Facebook dhe më pas është rishpërndarë edhe nga vet interpretuesja e hitit “Jemi dhe s’jemi”. /Telegrafi/