Telegrafi

Vesa Luma për Çun Lajçin: Si ka mundësi që shteti nuk ka minimum respekti për artistët

Këngëtarja shqiptare, Vesa Luma, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me fansat imazhe e video të ndryshme, ndërsa nuk mungojnë reagimet e saj kur është fjala për disa çështje e njerëz.

E njëjta së fundmi ka bërë një reagim për aktorin dhe autorin e disa librave, Çun Lajçin.

Vesa Luma (Foto: Instagram)

Biondja në një postim të ndarë në InstaStory e ka vlerësuar lartë figurën e aktorit duke thënë se si ka mundësi që shteti nuk ka minimum respekti për artistët e tillë.

“Gjithë jetën ia kushton artit, teatrit, skenës, librave dhe në fund…”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Vesa Luma

“Si ka mundësi që shteti nuk ka minimum respekti për artistët e sidomos për një gjeneratë të tillë që kanë dhënë aq shumë për këtë vend. Çun Lajçi”, kanë qenë fjalët e saj.

Luma ndërkaq këtë kohë po qëndron në Kosovë pas një mungese të gjatë për shkak të situatës që u krijua me COVID-19.

Ajo prej vitesh është zhvendosur me familjen e saj në Zelandë të Re. /Telegrafi/