Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, tashmë prej vitesh jeton në Zelandën e Re bashkë me bashkëshortin Big Bastën dhe djalin e tyre të vetëm, Lianin.
Mbrëmë në të njëjtin vend ajo është takuar me artisten Njomza Vitia, e cila jeton dhe e zhvillon karrierën e saj në Amerikë, por së fundmi udhëtoi drejt Zelandës për të performuar.
Të dy këngëtaret kanë dhënë lajmin e bukur për publikun, teksa siç bën të ditur Vesa, së shpejti vjen me këngë të re, të punuar nga këngëtarja Vitia.
“Çfarë nate, Njomza ju jeni e mahnitshme. Çfarë zëri çfarë performance, shumë krenare me juve. Mezi po pres për këngën tonë, ky është lajmi”, ka shkruar krahas këtij imazhi Vesa.
Këngëtaret në fjalë nuk kanë dhënë detaje më të hollësishme rreth kësaj kënge, por që padyshim se do të mirëpritet nga publiku.
Njomza përndryshe këtë vit është kthyer pas shtatë vitesh në Kosovë, për të performuar në festivalin “Sunny Hill”, të organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa.
Ajo ka paralajmëruar se do kthehet sërish në vendin tonë, pasi u prit tejet mirë nga publiku dhe solli një performancë të mahnitshme para mijëra të pranishmëve. /Telegrafi/