Telegrafi

Vesa Luma: Nuk është e vërtetë që me ngritjen e temperaturave zhduket coronavirusi

Foto: Vesa Luma/Instagram

Coronavirusi apo COVID-19 ka infektuar mbi 134 mijë njerëz në mbarë botën dhe si pasojë e tij mbi katër mijë prej tyre kanë vdekur.

Rastet e para me virusin vdekjeprurës tashmë janë konfirmuar edhe në Kosovë, ndërsa dy persona janë duke u trajtuar në QKUK.

Në mesin e shumë personazheve publike, një reagim së fundmi e ka bërë edhe artistja e mirënjohur Vesa Luma.

Vesa Luma (Foto: Instagram)

Këngëtarja ka theksuar se nuk është e vërtetë që coronavirusi zhduket me rritjen e temperaturave.

Artistja, e cila jeton dhe vepron në Zelandën e Re, ka shkruar se virusi në hemisferën jugore ka marrë hov që nga fillimi i janarit në mbi 30 gradë celcius.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Vesa Luma

Ndërkohë që përmes postimeve në InstaStory ka këshilluar që të qëndroni sa më shumë në shtëpi.

Më poshtë ju sjellim disa këshilla për parandalimin e infektimit me coronavirus:

1.Mos e prek gojën, hundën apo sytë me duar të papastruara
2.Mundohuni ta evitoni kontaktin me personat që janë të sëmurë
3.Mbuloje gojën dhe fytyrën me një leckë të letrës të cilën pastaj hidhe në mbeturina, dhe
4.Laji duart mirë pas prekjes së sipërfaqeve të cilat mund të jenë të kontaminuara
/Telegrafi/