Shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare, feston sot (e premte) ditëlindjen e tij të 85-të.
Me këtë rast, mirënjohja dhe urimet për të janë të shumta në rrjetet sociale, nga shumë prej figurave publike.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, e cila jeton dhe vepron në Zelandë të Re, ka kujtuar përmes disa fotografive takimin me të madhin Kadare 11 vite më parë.
Ajo ishte takuar me shkrimtarin e njohur në Londër në vitin 2020, ku Kadare i kishte dhënë asaj një libër me autograf.
“Urime ditëlindja e 85-të”, ka shkruar këngëtarja nga Prishtina në një fotografi të publikuar në InstaStory, ku shfaqej krah shkrimtarit të njohur.
Megjithëse jeton jashtë vendit, Vesa është shumë e azhurnuar me ngjarjet që ndodhin në vend dhe ruan një raport të afërt me një pjesë të mirë të figurave publike. /Telegrafi/