Vesa Luma ka muaj që është shkëputur nga bota e industrisë së muzikës.
Këngëtarja shqiptare dhe bashkëshorti, Big Basta si dhe djali i tyre, ka kohë që janë zhvendosur për të jetuar në Australi.
Kohë pas kohe po sjell edhe imazhe dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, ku në fokus është djali i tyre, Liani.
Por, së fundi bukuroshja jonë ka befasuar me mesazhin e publikuar në llogarinë personale në Instagram.
Në fakt, ajo ka krahasuar jetën me këngëtaren Rihanna, duke thënë që është e bukur, por e zezë.
“Jeta është si Rihanna, e bukur por e zezë”, shkruan këngëtarja shqiptare në Instagram.
Në fillim, gjithçka duket thjesht një batutë kalimtare, por kur e lexon dhe një herë, është mjaft ofenduese për personat me ngjyrë.
Ndryshe, nuk dihet nëse Luma do të sjell ndonjë këngë të re për tregun muzikor shqiptar. /Telegrafi/