Telegrafi

Vesa Luma gjen më në fund kohë për pushime (Foto)

Këngëtarja Vesa Luma shumë shpejt do të sjellë në treg këngën e saj më të ri në bashkëpunim me Big Basten.

E derisa është në pritje të finalizimit të projektit, ajo ka gjetur pak kohë edhe për pushime.

Përmes fotove të publikuara në Instagram, këngëtarja ka treguar se më në fund ka vizituar bregdetin, bashkë me djalin e saj Lianin.

Ajo nuk ka qenë e pranishme në koncerte gjatë kësaj vere, për shkak të angazhimeve të saj si nënë, e ndërsa tani në shtator rikthehet me projektin e ri./Telegrafi/