Vesa Luma feston ditëlindjen e saj të 29.
Këngëtarja që muzikën e ka filluar që fëmijë u lind me 12 maj të vitit 1987 në Prishtinë, transmeton Telegrafi.
Në skenë ajo për herë të parë u paraqit në moshën pesë vjeçare në “Akordet e Kosovës”.
Veç sukseseve në muzikë, Vesa na shoqëroi për shtatë vite si prezantuese në RTK, ndërsa pas një pauze të gjatë ajo së fundmi i është rikthyer ekranit me një emision të ri.
Momentalisht po shijon muajt e fundit të shtatzënisë dhe pritet që së shpejti ajo dhe bashkëshorti i saj, reperi Big Basta, të bëhen prindër për herë të parë.
Në vazhdim mund të shikoni disa fotografi që nga fëmijëria e saj./Telegrafi/