Vesa Luma e Big Basta tash e sa kohë janë zhvendosur në shtetin e Zelandës së Re.
Dyshja e estradës shqiptare ka kohë që ndodhen në shtetin oqeanik me të birin e tyre.
E pikërisht në këtë vend tashmë ka arritur Viti i Ri dhe është shteti i parë feston ndërrimin e viteve.
Vesa nuk ka lejuar që këtë përjetim të ndajë me miqtë dhe ndjekësit në rrjetet sociale.
Ajo ka publikuar një video teksa shihet atmosfera me rastin e ndërrimit të motmoteve.
Çifti dhe djali i tyre Lian i janë bashkuar njerëzve te tjerë në Auckland të Zelandës dhe kanë shijuar spektaklin e fishekzjarrëve kur ora ka shënuar 00:00 duke i uruar edhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. /Telegrafi/