Çifti i njohur i estradës, Vesa LUma dhe Big Basta, ka tash e sa vite që jetën e tyre e kanë zhvendosur në një kontinent krejt tjetër.
Ata janë larguar në Zelandën e Re, i cili është vendbanimi i tyre aktual bashkë me djalin e tyre të vogël, Lianin.
E teksa ndodhen në kontinentin e largët oqeanik, Vesa dhe Big Basta janë socializuar mjaft mirë me komunitetin e vogël shqiptarë që jetojnë atje.
Së fundmi, çifti madje janë takuar edhe me ambasadorin e Kosovës në Australi dhe Zelandë të re, Z Hajdin Abazi.
Ka qenë Vesa ajo e cila ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi nga takimi i familjes me ambasadorin dhe bashkëshorten e tij.
“Ishte kënaqësi e veçantë të takohemi me Ambasadorin e Kosovës në Zelandë dhe Australi, z.Hajdin Abazi dhe zonjën Fitore! Si vend i largët dhe me pak komunitet shqiptar është shumë e rëndësishme të përfaqësohemi denjësisht! Falemderit z.Ambasador”, ka shkruar këngëtarja Luma në Instagram.
Përkundër jetesës disa vjeçare në Zelandë të Re, çifti nuk e kanë lënë anash as muzikën, pasi janë shprehur se shumë shpejt do të sjellin për fansat e tyre diçka të re. /Telegrafi/