Janë bërë gjashtë vite që kur Vesa Luma ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partnerin e saj, reperin Big Basta.
Çifti sot (e diel) festojnë gjashtë vjetorin e martesës, gjersa të njëjtit u martuan në një ceremoni me miqtë dhe familjarët në një nga bregdetet shqiptare.
Për të rikujtuar dasmën, këngëtarja e njohur ka ndarë një fotografi me anë të së cilës i bën edhe një dedikim bashkëshortit.
“Çfarë udhëtimi i çmendur, nuk mund të besoj që kanë kaluar gjashtë vite me ju, Big Basta”, ka shkruar ajo.
Biondja më tej nuk ka ngurruar të shpreh as dashurinë e madhe që ka ndaj partnerit, me të cilin ndan edhe një djalë.
Djali i tyre, Lian, erdhi në jetë në maj të vitit 2016.
Dyshja e famshme prej shumë vitesh jetojnë dhe veprojnë në Zelandë të Re. /Telegrafi/