Site icon Telegrafi

Vesa Ibrahimi zgjedhet anëtare e Bordit të RYCO

Kryetarja e Këshillit Qendror të Veprimit Rinor të Kosovës (KQVR), Vesa Ibrahimi, është zgjedhur t’i përfaqësojë të rinjtë e Republikës së Kosovës në Bordin e zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor.

Ibrahimi në këtë pozitë është caktuar konform Ligjit për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë, i cili parasheh që KQVR-ja është institucioni që i përfaqëson të rinjtë të sektorit joqeveritar në nivelet qeveritare dhe ndërkombëtare.

Për pesë vitet e ardhshme Ibrahimi do t’i përfaqësojë të rinjtë në këtë mekanizëm ndërkombëtar, në të cilin bëjnë pjesë të gjitha shtetet e Ballkanit.

Themelimi i kësaj trupe rinore derivon nga marrëveshja e arritur në Berlin në mes të kryeministrave të vendeve të Ballkanit.

Në kuadër të aktiviteteve për funksionalizimin e saj, të rinjtë shteteve anëtare këto ditë po marrin pjesë në një konferencë, e cila po mbahet në Shqipëri. /Telegrafi/

Exit mobile version