Telegrafi

Vesa Haxhikadriu kalon në gjysmëfinale të Detektivit

Emisioni “Detektivi”, aty ku kandidatët përballin njohuritë po shkon drejtë finales së madhe.

Në episodin e 22-të janë përballur tre kandidatë që më parë kishin eliminuar kundër kandidatët e tyre për të kaluar në këtë fazë të lojës.

Në çerekfinalen e katërt të Detektivit në garë ishin Januz Hajrullahu, Vesa Haxhikadriu dhe Kushtrim Gashi.

Pas një gare interesante gjysmë finalen e arriti mësuesja nga Prishtina, Vesa Haxhikadriu.

Detektivi dy ditët në vijim do të nxjerrë edhe dy gjysmëfinalist/e, për të kaluar më pas në një fazë tjetër të lojës.

Pas tri gjysmëfinaleve që do të zhvillohen në ditët pasuese, tre finalistët do të përballin njohuritë për të fituar çmimin e madh, veturë ‘Renault Clio’.

“Detektivi” vjen çdo natë për shikuesit e RTV Dukagjini nga ora 22:15. /Telegrafi/