Shpresa Olimpike e KOK-ut, Vesa Gjinaj, ka fituar turneun ndërkombëtar të tenisit “Peja Open 2020”, që po mbahet në Brestovik të Pejës.
Vesa në finale mposhti Tea Nikçeviq, 2:0 (6:1, 6:1), në sete. Në përgjithësi realizoi katër fitore, një pa lojë.
Tenisti tjetër kosovar, Fresk Sylhasi u mund në finale nga Simon Knezeviq 2:0 në sete (6:2, 6:3), duke u renditur i dyti.
Turneu ishte në kalendarin e garave të “Tennis Europe”, gjersa ka marrë një notë pozitive për këtë organizim mjaftë të vështirë nga situatë e krijuar me COVID-19.
“Peja Open” ishte në mesin e 14 garave të tjera nëpër Evropë që rikthyen aktivitetin e tenisit, pa marrë parasysh gjendjes me Coronavirus dhe organizimi ishte për çdo lëvdatë. /Telegrafi/