Telegrafi

Verzon Kinzo me model “luksoz”

Verzo Kinzo bazohet në sistemin e “vjetër” operativ, Froyo 2.2, me ndërfaqe të personalizuar, ndërsa edhe karakteristikat tjera të këtij modeli nuk janë aq impresive.

Modeli Kinzo do të operojë me rrjetin 3G të AT&T në SHBA, ndërsa procesori i tij nuk i kalon 512MB RAM.

Karakteristikat tjera të Verzo Kinzo përfshin edhe procesorin 1GHz TI OMAP 3630, si dhe ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.3 inç, si dhe rezolucion prej 800 x 400 piksel.

Kamera e përparme ka 0.3MP, si dhe GPS të integruar, rrjetet WiFi dhe Bluetooth, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse ka qasje në dyqanin virtual të Android, Android Market. / Telegrafi /