Çifti Sonja dhe Zoran Verushevski nga Gjykata Themelore – Shkupi 1, i kanë pranuar vendimet me të cilat vërtetohet se për ta nuk ka procedurë gjyqësore, prej kur PSP-ja tërhoqi akuzat nga lënda e quajtur “Puç”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me marrjen e vërtetimeve vetëm është vërtetuar vendimi i PSP-së. Verushevski, theksoi se të gjithë të akuzuarit në rastin “Puç”, as nuk kanë planifikuar, as nuk kanë ndërmarrë hapa drejt shkatërrimit të pushtetit përmes një grusht shteti.
Nga PSP theksuan se u tërhoqën nga rasti “Puç” për shkak të mungesës së fakteve që ata i kanë poseduar dhe kanë qenë në kundërshtim me atë që kanë vërtetuar nga akuzuesit./Telegrafi/