Site icon Telegrafi

Veruschka është 71 vjeçe dhe në formë të shkëlqyer

Veruschka von Lehndorff ka qenë njëra prej modeleve më të kërkuara në vitet e 60-ta. Megjithatë, ajo më 1975 u largua nga industria e modës, edhe pse kohë pas kohe paraqitet nëpër revy mode, si modele mysafire. Kësaj radhe shëtiti në pistën e modës gjatë Javës së Modës në Londër dhe dëshmoi se mosha për të nuk paraqet problem fare.

Vitet kanë lënë gjurmët e veta, nuk mundi t’i fshehë rrudhat në fytyrë, as shenjat e pleqërisë, por Veruschka 71 vjeçe megjithatë dëshmoi se është në formë të shkëlqyeshme dhe është krenare me trupin e saj. E veshur me një fustan të thjeshtë ngjyrë ulliri, me një zbukurim të madh në kokë, Veruschka me krenari doli në skenë për të paraqitur koleksionin e ri të Gilesit për sezonin pranverë/verë 2001. /Telegrafi/

Exit mobile version