Telegrafi

Vertu Constellation kushton 6600 dollarë

Modeli më i ri i telefonit të kompanisë e cila njihet për modelet e saj të shtrenjta do të vijë me ekranin e ndjeshëm me diagonalen prej 4.3 inç në HD, si dhe rezolucionin prej 1280 x 720 pikselëve.

Vertu Constellation vjen me versionin e personalizuar të Android 4.2 Jelly Bean, dhe i njëjti mbështetet nga procesori dual core Snapdragon S4, dhe kamerat në të dyja anët e telefonit – njëra me 13 mega-piksel, dhe tjetra me 1.3 mega-piksel për video komunikim.

Përveç memories me 32GB, telefoni posedon edhe mundësinë e rrjetit WiFi global, dhe opsioneve tjera për të cilat duhet paguar çmim shtesë. / Telegrafi /