Mbrojtësi i Tottenham Hotspur, Jan Vertonghen, mund të luajë në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit.
Spursat pësuan me rezultat 0-1 në Londër në përballjen e parë, prandaj duhet t’i ndryshojnë gjërat në Amsterdam për t’u kualifikuar në finale.
Vertonghen pësoi një lëndim në kokë pas një përplasje me bashkëlojtarin Toby Alderweireld dhe portierin kundërshtar, Andre Onana, në sfidën e parë.
Ai e theu hundën, si edhe pësoi tronditje në tru, saqë në një moment për pak sa nuk e humbi vetëdijen.
Megjithatë, testet mjekësore kanë treguar se tronditja nuk ka qenë serioze dhe ai mund të luajë në Amsterdam duke mbajtur maskë. /Telegrafi/