Site icon Telegrafi

Vërtetohet dënimi 14-vjeçar për vrasjen e maturantit Angel nga Gjorçe Petrovi

Gjykata e apelit në Shkup e vërtetoi dënimin me burg 14-vjeçar për njëzetvjeçarin Naser Eshtrefi, i cili është dënuar për vrasjen e maturantit Angel Petkovski nga Gjorçe Petrovi i Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjykata e apelit i ka refuzuar ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes së Naser Eshtrefit dhe e ka vërtetuar vendimin e shkallës së parë i cili tani është i plotfuqishëm. Gjykata themelore Shkupi 1, më 6 qershor të vitit të kaluar e dënoi Naser Eshtrefin me 14 vjet heqje lirie./Telegrafi/

Exit mobile version