Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në seancën e sotme i vërtetoi listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit, të cilat janë dorëzuar nga OBRM-PDUKM-ja dhe koalicioni i saj, për njësitë zgjedhore 1, 2, 3, 4, 5, 6 dhe 7, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Anëtarët e Komisionit vlerësuan se nuk ka ndonjë parregullsi në këto lista. Në mbledhje nuk kanë marrë pjesë anëtarët e LSDM-së, Violeta Duma dhe Igor Milev.
Te listat e LPM-së së Baçevit dhe PSDM-së së Janevskit, Komisioni gjeti parregullsi të ndryshme, prandaj u ka bërë thirrje këtyre partive që t’i rishqyrtojnë listat dhe t’i dorëzojnë, duke i hequr parregullsitë./Telegrafi/