Telegrafi

I vërtetë apo i rremë? Reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale pas publikimit të fotografive të një delfini rozë

Fotot që pretendojnë se tregojnë një delfin rozë në brigjet e Karolinës së Veriut kanë fituar kohët e fundit vëmendje të konsiderueshme në rrjete sociale, duke i lënë shikuesit të mahnitur dhe të hutuar.

Fotografitë, të cilat së pari u shpërndanë në Facebook, tregojnë një delfin me ngjyrë rozë duke kërcyer në ajër dhe një tjetër të bllokuar në plazhin Hatteras të Kaarolinës së Veriut.

Sipas postimeve, delfini ishte larguar nga habitati i tij natyror dhe u gjet i braktisur në breg.

Imazhet shpejt u bënë virale, duke lënë të habitur internetin, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, pas një inspektimi më të afërt, shumë përdorues vunë re se delfini kishte një pamje të pazakontë plastike.

Ky detaj nxiti spekulime, me shumë përdorues që vunë në dyshim vërtetësinë e imazheve, duke pyetur veten nëse ato ishin të krijuara nga AI apo ishin thjesht të rrema.

Në seksionin e komenteve, një përdorues pohoi se imazhet nuk janë krijuar nga AI dhe se delfinët rozë “shfaqen herë pas here”, duke shtuar se “i fundit ishte disa vite më parë pranë Luizianës.

“Ne nuk kemi marrë asnjë raport apo foto të verifikuara të delfinëve rozë në ujërat e Karolinës së Veriut,” tha një zëdhënës i Divizionit të Shtetit të Peshkimit Detar.

Edhe ekspertët e Zyrës Rajonale Juglindore të Peshkimit konfirmuan gjithashtu se imazhet nuk janë reale. /Telegrafi/