Lufta mes Izraelit dhe Hamasit po zhvillohet jo vetëm në Gaza, por edhe në fushën kibernetike.
Në lidhje me këtë, grupi Hamas ka hakuar faqen e internetit të Maccabi Tel Aviv, klubit më të madh dhe më të vjetër në Izrael, të hënën mbrëma.
Faqja kryesore e Maccabit shfaqi një fotografi të Abu Ubaida, zëdhënësit të krahut të armatosur të Hamasit, me fytyrën e mbuluar dhe mbishkrimin: “Allah, fitorja është afër”.
The official website of Maccabi Tel Aviv basketball team was hacked by pro-Palestinian hackers – the photo of the spokesman for the military wing of Hamas, Abu Obaida, was placed on the main page of the website.#HamasTerrorists #Israel #Gaza #TelAviv #basketball #Palestina pic.twitter.com/zJKrIpbOUs
— 🌐 Short Reports 🌐 (@ShortReportOnX) November 7, 2023
Lajmi u raportua nga Channel 12 i Izraelit, me pamje të shumta para se fotografia të hiqej. Dy klube të tjera, Hapoel Beer Sheva dhe Maccabi Netanya, patën të njëjtin fat.
Nga rruga, autoritetet e Gazës kanë njoftuar se pothuajse 70 për qind e popullsisë është zhvendosur me forcë si rezultat i ofensivës izraelite dhe se shumica e spitaleve janë jashtë funksionit.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se ushtria izraelite ka hedhur rreth 30 mijë tonë eksploziv në Gaza që nga 7 tetori./Telegrafi/