Kështu bartet aktualisht trendi më i popullarizuar
Xhaketa dhe rrobat janë shumë moderne këtë vjeshtë. Çdo gjë e inspiruar me këtë rrobë klasike është absolut hit, transmeton Telegrafi.
Nëse zgjidhni fustanin për ndonjë ngjarje të rëndësishme, model si ky të cilin e ka bartur Nicole Kidman, është zgjedhje e qëlluar.
Në prerjen e këtillë do të dukeni shumë mbresëlënëse, ndërkaq njëherësh edhe shumë femërore, sepse thekson të gjitha vijat, derisa theksi kryesor është vënë te këmbët.
Ngjyra e zezë asocion në klasiken dhe elegancën dhe me të kurrë nuk do të gaboni.
Takat e larta me detaje të argjendta dhe qaforja me ngjyrë të njëjtë janë përshtatur perfekt në këtë kombinim të veshjes. /Telegrafi/