Kamerat e vendosura në uniformat e policisë, kanë filmuar momentin kur policia e New York-ut qëllojnë në këmbë një burrë, i cili mbante në duar dy thika me të cilat iu vërsulet.
Ata i janë përgjigjur një telefonate ku thuhet se një burrë po mundohet të kryej vetëvrasje, dhe dy policët u ballafaquan me një burrë i cili mbante thikat e mprehta në duar me të cilat në një moment tenton t’i sulmojë, transmeton Telegrafi.
Si rezultat i këtij veprimi të pamatur, Paris Cummings 27-vjeç u qëllua me revole në këmbë nga njëri polic, ndërsa në raportin e departamentit të policisë së New York-ut, thuhet se ata kishin pranuar një telefonatë në të cilën thuhej se një burrë po tentonte të kryente vetëvrasje brenda apartamentit të tij, në katin e gjashtë të një ndërtese.
Gjithë këtë ngjarje e ka filmuar kamera e policit që ishte e vendosur në uniformën e tij, me qëllim që të dokumentohen deklaratat e zyrtarëve policorë. /Telegrafi/