Telegrafi

Verstappen fitues në Azerbajxhan, Ferrari pëson debakël

Piloti i Red Bull, Max Verstappen është fituesi i garës për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, i cili forcoi më tej pozitën e tij në krye të renditjes së përgjithshme.

Piloti i Red Bull, Sergio Perez përfundoi në vendin e dytë, ndërsa pilotët e Mercedes, George Russell dhe LeWis Hamilton zunë vendin e tretë dhe të katërt.

Debaklin e vërtetë e përjetoi Ferrari.

Fillimisht, Carlos Sainz u desh të dorëzohej në xhiron e 9-të për shkak të një dështimi të frenave dhe më pas Leclerc, i cili fitoi ‘pole-position’ në kualifikuese të shtunën, por doli nga gara në xhiron e 20-të.

Verstappen tani ka 150 pikë, 21 më shumë se Perez dhe 34 më shumë se Leclerc.

Red Bull ka 84 pikë më shumë se Ferrari në fushën e konstruktorëve dhe nuk do të ketë shumë dilema për vendin e parë deri në fund të sezonit./Telegrafi/