Menjëherë pasi të zgjidhni ndonjërën nga këngët, artistët ose kategoritë e muzikës që dëshironi ta dëgjoni, shërbimi aktivizohet automatikisht dhe i njëjti krijon një “playlistë” të gjatë të artistëve, të cilën madje mund ta shpërndani edhe në rrjetet sociale.
Ideja e shndërrimit të shërbimit YouTube, në një shërbim të veçantë për muzikë është e themeluesit argjentinas të Taggify.net, Sebastian Vaggy, i cili thotë se shumë shpejtë do të shtohen edhe opsione tjera në këtë shërbim, për të cilin thuhet se ka shumë kërkesë nga njerëzit. / Telegrafi /