Site icon Telegrafi

Versioni urban i ‘Lada 4X4’ (Foto)

Prodhuesi rus i makinave “AvtoVAZ” ka filluar eksportin e makinave në tregun më të madh të veturave në botë në Kinë, raporton “Life.ru”.

Kompania gjithashtu ka filluar shitjen e makinave në Emiratet e Bashkuara Arabe, në një përpjekje për t’u hedhur në tregun e Lindjes së Mesme dhe për të konkurruar me prodhimet evropiano-perëndimore të makinave.

Modeli më i ri dhe më ambicioz që po eksporton Rusia është “Lada 4×4 SUV”. Eksportet drejt Kinës filluan në janar të vitit 2017. Në këtë fazë, “Lada 4×4 SUV” janë disa dhjetëra mijëra copë auto që kanë nisur shitjen.

Në Rusi një “Lada 4×4 SUV” kushton rreth 8550 USD. Aktualisht linja e prodhimit e spostuar në Kazakistan, së shpejti do të prodhojë një linjë prej 120 mijë automjetsh në vit.

Përveç “Lada 4×4”, do të jenë edhe modele të tjera si “Lada Granta” dhe “Lada Kalina” me planet për të ndërtuar modele të reja si “Lada Vesta” dhe “Lada Xray”.

Sipas ekspertit të tregut të makinave pranë “VTB Capital”, Vladimir Bespalov, në vitin 2016, “AvtoVAZ” eksportoi 20 mijë makina, por këtë vit ka për qëllim ta rrisë prodhimin me 50%, transmeton mapo.

Ajo ka një pjesë të qëndrueshme të tregut në vendet e Azisë dhe Evropës Lindore dhe gjithashtu shet makina në Gjermani, Iran, Siria, Egjipt, Hungaria, në Republikën Çeke, Mongoli, si dhe në vendet e Azisë Jug-lindore.

Exit mobile version