Apple ka filluar t’u shpërndajë zhvilluesve versionin e tretë eksperimental të përditësimit të sistemit operativ Snow Leopard. Kompania me lansimin më të shpeshtë të përditësimeve tenton të rregullojë vrimat e pranishme në Snow Leopard, e përditësimin e fundit e ka bërë në fillim të janarit.
Atëherë përdoruesit e Macintosh kanë fituar mbështetje për dyqanin e ri të aplikacioneve Mac App Store, e tani Apple kërkon nga zhvilluesit të përqendrohen në testimin e AirPort, Bonjour, SMB, driver-ave grafik dhe funksionimin e Mac App Store. /Telegrafi/