Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të lartë të kësaj kompanie, sipas të cilëve ky prototip do të bëhet publik në muajin Korrik, gjatë panairit në Los Angeles, ndërsa prodhimi i tij në masë për t’u hedhur në treg do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm.
Ky kompiuter lojrash i ri i “Nintendo” do të bazohet në një dizajn AMD R700 GPU, sistemi qëndror do të jetë triple-core IBM Power PC, që do të hap edhe lojrat në 3D. Sipas njoftimeve paraprake, çmimi i këtij kompiuteri lojrash pritet të jetë 350-400 $. /Telegrafi/