Këngëtari i njohur Kastro Zizo është shquar gjithmonë për karakterin e tij qesharak në skenë, i cili i buron gjithnjë natyrshëm.
Këngët e tij shpesh kanë pasur tekst satirik, gjersa hijeshinë më të madhe ua ka dhënë vetë këngëtari me mënyrën se si ai i interpreton.
Së fundmi, ai ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një video, ku shfaqej duke kënduar këngën e njohur “Po t’shoh përmas” të Babastars, në versionin e tij.
Kastro kishte vendosur ta sillte këtë këngë në versionin “Jazz”, dhe në fakt mënyra se si ai e këndon i largohet shumë versionit origjinal, duke i dhënë këngës krejt kahje tjetër. /Telegrafi/