Telegrafi

Versioni beta i WhatsApp vjen me një funksion të ri

WhatsApp duket se ka nxjerrë një sërë përditësimesh në ditët e fundit për përdoruesit e versionit beta.

Ndërsa shumë nga këto përditësime adresojnë shqetësime të ndryshme, shumë prej tyre prezantojnë veçori të reja që përdoruesit mund t’i testojnë, transmeton Telegrafi.

Me versionin beta të WhatsApp, aplikacioni po e rrit gjatësinë e videove që përdoruesit mund t’i publikojnë në storiet e tyre.

Aktualisht, përdoruesit e aplikacionit mund të postojnë video deri në 30 sekonda në storiet e tyre, por versioni beta e rrit gjatësinë e tyre në 1 minutë.

Por, me sa duket ky funksion është i disponueshëm vetëm për testuesit beta të WhatsApp në Android.

Aplikacioni popullor i mesazheve ende nuk e ka konfirmuar se kur kjo veçori do të jetë e disponueshme për të gjithë. /Telegrafi/