Site icon Telegrafi

Versionet iOS 13 dhe macOS 10.15, Apple do t’i prezantojë në fillim të muajit qershor (Foto)

Shfrytëzuesit e pajisjeve Apple, që duan t’i kenë përditësimet e versioneve të fundit, të përcjellin nga afër Worldwide Developer Conference, nga tre deri më shtatë qershor të këtij viti.

Sikur edhe gjatë viteve tjera, konferenca disa ditore, do të zhvillohet San Jose në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.

Gjatë këtij aktiviteti, Apple do të prezantoje versioneve e softuerëve të reja iOS 13, macOS 10.15 dhe watchOS 6. Këto janë të dhënat zyrtare nga kompania, ndërsa mund të ketë edhe prezantime tjera.

“Do të ketë lajme themelore, për sistemet më të rëndësishme, që nga fazat elementare të krijimit. Do të fokusohemi në makinat që mësojnë të kuptojnë vet, realitetin e shtuar, si dhe mbi shëndetin dhe ushtrimet” thuhet në ueb-faqen e Apple, lidhur me prezantimin në panair.

Tiketat për të marrë pjesë në këtë aktivitet fillojnë nga 1,599 dollarë, ndërsa fillojnë së shituri prej pesë majit. /Telegrafi/

Exit mobile version