Telegrafi

Versionet e rinj të Opera mobile

Thënë të vërtetën, në pjesën më të madhe të rasteve bëhet fjalë për Opera Mini për shkak se Opera Mobile përveç për Android zhvillohet vetëm edhe për platformën S60.

Mundësia kryesore e këtyre versioneve të rinj të shfletuesit është përcjellja e sasisë së qarkullimit, qoftë se bëhet fjalë për të dhënat e marra ose të dërguara. Duke pasur parasysh se shumica e operatorëve të telefonisë mobile shfrytëzuesve të vet nuk u ofron pako flat, mundësia e re është e dobishme për parandalimin e surprizave të papritura në formë të llogarive shumë të larta telefonike.

Natyrisht, Opera Mini dhe Opera Mobile në këtë kontekst madje edhe pa këtë shtesë janë zgjidhje ideale për shkak të teknologjisë së kompresimit të të dhënave. Në vend se të flasin drejtpërsëdrejti me serverin në të cilin ndodhet ueb faqja, këta shfletues të Internetit ia dërgojnë kërkesat serverëve të veçantë të kompanisë Opera Software të cilët pastaj faqet e dëshiruara i adaptojnë dhe formë të optimizuar ia dërgojnë shfrytëzuesit. Të gjitha optimizimet mundësojnë zvogëlimin e qarkullimit me të dhëna deri në mbi 90%.

Siç ndodhë zakonisht, aty është edhe lista e arnave për lëshimet e zbuluar në versionet e mëhershme të softuerit. /Telegrafi/