Të reshurat e shumta të shiut pasditen e sotme kanë shkaktuar vërshime në disa komuna.
Rrugët në komunën e Pejës dhe të Deçanit kanë qenë të pakalueshme për shkak të sasisë së madhe të ujit, që u shkaktua nga reshjet e shiut, transmeton Telegrafi.
Reshjet kanë shkaktuar edhe probleme në komunikacion, ku shoferët kanë lëvizur me vështirësi.
Një gjë e tillë mund të shihet edhe në videon më poshtë. /Telegrafi/