Telegrafi

Vërshohet nga uji sheshi “Ilinden” afër City Mallit

Sheshi “Ilinden” në afërsi të Qendrës Tregtare “City Mall” sot është nën ujë.

Nga Bashkia e Shkupit thonë se bëhet fjalë për një tubë të shpërthyer dhe se po punohet për riparimin e saj.

“Ju njoftojmë se në sheshin “Ilinden” në afërsi të Procredit Bankës dhe City Mall, ka një problem të madh, janë plasur tubat e ujësjellësit F400. Ekipet e NP “Ujësjellësi dhe kanalizimet” vetëm se janë në teren dhe kanë filluar me riparimin tubave”, thonë nga Bashkia e Shkupit./Telegafi/