Telegrafi

Vërshohen rrugët e Prizrenit (Video)

Reshjet e mëdha të shiut të cilat kanë filluar të bien në disa komuna të Kosovës, kanë shkaktuar sërish probleme në komunikacion.

Në magjistralen Prizren- Suharekë  uji tashmë ka vërshuar disa rrugë, duke ua vështirësuar qarkullimin veturave dhe qytetarëve.

Reshje të shumta të shiut pati edhe të hënën ku shumë komuna u vërshuan e probleme pati edhe në kryeqytet./Telegrafi/