Telegrafi

Vërshimeve të shumë komentuesve turq në fotografinë e Diegos, nuk i shpëtoi as këngëtari i njohur Murat Boz (Foto)

Në rrjetet sociale gjatë ditës së sotme ka ndodhur një vërshim komentesh në një nga fotografitë e futbollistit të njohur Diego Costa.

Ka mjaftuar një ‘like’ i reprezentuesit të Spanjës për skuadrën e njohur turke Besiktas, që më pas fotografia e tij në Instagram të vërshohet nga pëlqimet dhe komentet e miliona tifozëve të klubit turk.

Lexo po ashtu E jashtëzakonshme, afro DY MILIONË komente në fotografinë e Diego Costës, tifozët i urojnë mirëseardhje në klubin e madh evropian (Foto)

Shumica e komentuesve uronin mirëseardhjen në klub, sulmuesit spanjoll.

E listës së gjatë të komentuesve i janë shtuar edhe figurat publike, një ndër ta edhe aktori dhe këngëtari i njohur turk, Murat Boz.

I njëjti, i cili aktualisht po luan në serialin turk “Istanbul Gelini”, i ka komentuar Diegos me fjalët: “Hey Diego, eja në Besiktas”.

Lexo po ashtu Këngëtari turk i "bindet" besës shqiptare: Asli Enveri dhe unë, nuk e tradhtojmë njëri-tjetrin

Ky moment i kapur nga Telegrafi shfaq komentin e Muratit, teksa fotografia e sulmuesit spanjoll deri më tani numëron mbi dy milionë komente. /Telegrafi/