Site icon Telegrafi

Vërshimet, pjesëtarët e FSK-së dalin ne terren

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një shënimi në Facebook, ka thënë se për shkak të gjendjes së krijuar si pasojë e vërshimeve, pjesëtarët e FSK-së kanë dalë në terren.

Mehaj tha se FSK-ja është duke u ofruar gjithë ndihmën e nevojshme autoriteteve civile dhe qytetarëve në Skënderaj, Mitrovicë e Istog.

“Për shkak të gjendjes së krijuar si pasojë e vërshimeve pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës tashmë janë në terren duke u ofruar gjithë ndihmën e nevojshme autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë në Skënderaj, Mitrovicë e Istog. Jemi në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me kryetarët e komunave në gatishmëri për të vepruar në çdo kohë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Mehaj tha se situata është e menaxhueshme dhe uroi që të ketë sa më pak dëme./Telegrafi/

Exit mobile version