Pjesa veri-lindore e Spanjës është goditur nga stuhi të fuqishme, që kanë shkaktuar vërshime shkatërruese, duke shkaktuar vdekjen e dy persona dhe zhdukjen e katër të tjerëve.
Kjo vjen vetëm një ditë, pasi në ishullin turistik Ibiza, kaloi një tornado shkatërruese, që rrëzoi pemë dhe dëmtoi kulme, ndërsa detyroi banorët të mbylleshin brenda, transmeton Telegrafi.
Pas stuhisë – që përmbyti rrugët dhe makinat shpërndau makina në të gjitha anët – u gjet trupi i një burri 75-vjeçar.
Bëhet e ditur se një 52-vjeçar vdiq në spital, në jug-perëndim të Barcelonës, pasi u shtyp nga treni në një incident të lidhur me stuhitë.
Ndërkohë po kërkohet trupi i një nëne dhe djalit të saj të rritur, shtëpia e së cilëve është përfshirë nga ujërat e rrëmbyeshëm dhe është shembur në tërësi.
Bashkë me këta dy familjarë që besohet se nuk janë të gjallë, po kërkohen edhe dy viktima tjera që janë raportuar si të zhdukur.
Dëmet materiale si pasojë e vërshimeve janë shumë të mëdha, ndërsa njësitet shpëtuese po mundohen të ndihmojnë njerëzit në nevojë që kanë mbetur pa shtëpi. /Telegrafi/