Site icon Telegrafi

Vërshimet në Shkup rrezikojnë të lënë edhe pa shkollë fëmijët e fshatit Straçincë

Ankesat e vazhdueshme për disa vite me radhë të banorëve për objektin e dëmtuar të shkollës së fshatit dhe nevojën për rinovim kanë hasur në vesh të shurdhër tek autoritetet komunale. Por, pas vërshimeve të fundit, tani objekti i shkollës është tërësisht i dëmtuar dhe i rrezikuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas banorëve, tani fshati është pa shkollë dhe nuk kanë shpresë se deri në shtator autoritetet do të marrin masa. Ata potencojnë se përveç objektit të rrezikshëm, nxënësve në shkollë u kanosen edhe epidemitë.

Siç thonë banorët e fshatit për Shenja, edhe pse Straçinca është përfshirë rëndë nga vërshimet ata deri më sot nuk i ka vizituar askush nga funksionarët shqiptarë, por vetëm kreu i OBRM-PDUKM.

Shkolla e fshatit Straçincë është në kuadër të shkollës “Kirilli dhe Metodi” dhe autoritetet e Komunës së Gazi Babës dhe Ministrisë së Arsimit dhe shkencës, deri më tani asnjëherë nuk i kanë pranuar projektet e banorëve për rinovimin e saj./Telegrafi/

Exit mobile version