Telegrafi

Vershimet në Pejë, Muhaxheri: Situata aktualisht është e menaxhueshme

Pas reshjeve të shiut, ka folur pari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Muhaxheri ka bërë të ditur se situata aktualisht është e menaxhueshme.

Ai shtoi se ekipet e tyre janë në gjendje gatishmërie.

“Reshjet e mëdha atmosferike nga nata e mbrëmshme shkaktuan vërshime në disa zona të qytetit të Pejës. Megjithatë, situata aktualisht është e menaxhueshme dhe ekipet tona janë në gjendje gatishmërie”, shkroi Muhaxheri.

Pos Pejës me përmbytje të shumta aktualisht janë duke u përballur edhe Gjakova, Deçani, Juniku, Istogu, Vushtrria e Mitrovica./Telegrafi/