Telegrafi

Vërshimet në kryeqytet, Abrashi kritikon Shpend Ahmetin

Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka akuzuar komunën e Prishtinës se ka dështuar në mirëmbajtjen e rrugëve të kryeqytetit, të cilat sot janë vërshuar si pasojë e të reshurave të shiut.

Përmes një shkrimi në Facebook, deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës thotë se bllokada e sotme në Prishtinë, është rezultat i keqmenaxhimit, papërgjegjësisë e korrupsionit në komunë.

“Sot një pjesë e madhe e rrugëve, ujëmbledhësve e kanalizimeve të Prishtinës nuk mirëmbahen -në fakt nuk janë mirëmbajtur tash e 4 vite. Mirëmbajtja ditore e sezonale është detyrim ligjor. Problemet nuk zgjidhen me ankesa kronike e me ndërhyrje politike, por me punë e angazhim”, shkruan ai. /Telegrafi/