Site icon Telegrafi

Vërshime të shumta në Angli, ditëve në vazhdim pritet edhe rënie e temperaturave

Anglia është përfshirë nga vërshime të shumta, shkaku i rënies së pandërprerë të shiut për disa ditë, ndërsa situata pritet të përkeqësohet, pasi temperaturat do të bien në masë të madhe.

Sipas meteorologëve, ditëve në vazhdim do të jetë ftohtë minus pesë gradë Celsius, që është temperatura më e ftohtë që nga fillimi i këtij viti, transmeton Telegrafi.

Janë 111 zona të përmbytura nga uji, ku ngricat mund të kenë pasoja shumë të mëdha dhe të vështirësojnë edhe më shumë jetesën e banorëve.

Deri nesër, mund të ketë edhe vazhdim të reshjeve, që mund të risin mundësinë e përmbytjeve të reja.

Më Sheffield është shënuar vjeshta më e lagësht deri më tani, pasi niveli i ujit të shiut arriti në 427.6 milimetra.

Kjo për dallim nga viti 2000, kur u shënua rekordi prej 425.2 milimetra ujë shiu. /Telegrafi/

 

Exit mobile version