Telegrafi

Vërshime edhe në Mitrovicë, dalin nga shtrati lumenjtë Ibri e Lushta

Pas Pejës e Skenderajt, edhe disa pjesë të qytetit të Mitrovicës janë vërshuar nga reshjet e shumta të shiut.

Disa qytetarë kanë raportuar nëpër rrjete sociale, duke paraqitur përmes fotografive dalje nga shtrati të dy lumenjve, Ibri dhe Lushta.

Sipas fotografive, lumi Lushta ka dal nga shtrati duke vërshuar në disa banesa të qytetit dhe duke shkaktuar bllokim të rrugëve.

Po ashtu edhe lumi Ibër ka dal nga shtrati i saj duke vërshuar në gjithë pjesën që quhet “Liqeni Akumulues”.

Lexo po ashtu Gjendje e rënduar në Skenderaj nga vërshimet, rrugë e lokale të bllokuara

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se si pasojë e reshjeve të fundit të shiut gjatë ditëve të fundit, sidomos në pjesën perëndimore, veriperëndimore dhe veriore të Kosovës, disa lumenj kryesisht ata me karakter të rrëkeve kanë paraqitur disa vërshime të shpejta.

Vërshime në Mitrovicë, del nga shtrati lumi Lushta
Vërshime në Mitrovicë, del nga shtrati lumi Ibër (Liqeni Akumulues)
Vërshime në Mitrovicë, del nga shtrati lumi Ibër (Liqeni Akumulues)
Vërshime në Mitrovicë, del nga shtrati lumi Lushta