Site icon Telegrafi

Versace me veshje pikante dhe seksi

Me kalimin e ditëve, imazhi i elementeve të fuqishëm që do dominojnë stilin këtë sezon kanë filluar të shfaqen. Duke prezantuar të dyja pjesët si atë abstrakte, atë atraktive dhe seksi industria e modës përfundimisht po realizon disa pikëpamje me të vërtetë interesante.

Tonet më të preferuara për sezonin sipas kësaj marke janë; portokallia, blu, e artë , tone të ndezura në ngjyrë të kuqe, e zeza, ose e kuqja. Përveç fustaneve të punuar në perfeksion kjo linjë përmban edhe çanta të madhësive të ndryshme të gjitha të punuara me lëkurë, pa harruar të theksojmë vendosjen e rripave dhe veshjen e sandaleve metalike të cilat e bëjnë edhe më shumë atraktive pamjen tuaj.

Shikoni disa nga veshjet më të bukura të sezonit vetëm në setin fotografik të këtij brendi. /Telegrafi/
 

Exit mobile version